AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 14:55

Kapet grupi i grabitësve në Tiranë, autorë të dhjetëra vjedhjeve, tre në pranga

Kapet grupi i grabitësve në Tiranë, autorë të

Një grup kriminal i dyshuar për kryerjen e 12 vjedhjeve dhe tentativave për vjedhje në territoret e Komisariateve të Policisë Nr. 6 dhe Nr. 7 është goditur nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Harta”.

Si rezultat i një pune hetimore intensive, të zhvilluar për identifikimin dhe kapjen e disa shtetasve që dyshohej se vepronin të organizuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin, duke vënë në pranga shtetasit D. Ç., 31 vjeç, B. S., 56 vjeç dhe E. Gj., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Gjatë operacionit u sekuestrua automjeti që të arrestuarit përdornin për të shkuar pranë banesave dhe subjekteve ku dyshohet se kryenin vjedhjet, si dhe veshje të përdorura gjatë realizimit të këtyre veprave penale.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit D. Ç., 31 vjeç, B. S., 56 vjeç dhe E. Gj., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

•Si rezultat i veprimeve hetimore, janë zbardhur nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, këto raste me autorë të dyshuar 3 shtetasit e arrestuar:
-më datë 04.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit G. S., në rrugën “7 Nëntori”;
-më datë 07.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit O. V., në autostradën “Tiranë-Durrës”;
-më datë 24.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit E. M., në bulevardin “Migjeni”;
-më datë 08.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit A. B., në rrugën “Ribez”;
-më datë 10.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në rrugën e Prushit;
-më datë 14.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit A. B., në rrugën e Prushit;
-më datë 22.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. J., në fshatin Vaqarr;
-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. K., në fshatin Fushë Mëzez;
-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. O., në fshatin Fushë-Mëzez.

•Ndërkaq, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, janë zbardhur 3 tentativa për vjedhje, të kryera nga 3 shtetasit, më datë 15.02.2026, në 3 kompani në fshatin Marikaj.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.