AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 11:10

Vijojnë punimet për zhbllokimin e rrugës pranë Dragostunjës, makineri të rënda në terren

Vijojnë punimet për zhbllokimin e rrugës pranë

Në segmentin rrugor pranë Dragostunjës në Librazhd vijon ndërhyrja intensive për krijimin e një kalimi të sigurt, pas rrëshqitjes së dheut që solli bllokimin e aksit.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndoqi nga afër punimet në këtë aks.

“Vijon puna masive me shumë makineri të rënda për krijimin e një kalimi të sigurtë rrugor, pas situatës tepër të vështirë të rrëshqitjes që çoi në bllokimin e segmentit rrugor pranë Dragostunjës”, shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale.

“Shpresoj shumë që kjo situatë e vështirë të zgjidhet sa më shpejt”, thekson ai.

Vijojnë punimet për zhbllokimin e rrugës pranë