AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 16:08

Protesta e opozitës, Bardhi thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Të çlirojmë Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës

Protesta e opozitës, Bardhi thirrje qytetarëve për

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që nis në orën 18:00.

Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi shprehet se është koha që qytetarët të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i qeverisë. Ai thekson se vetëm largimi i kryeministrit Edi Rama mund ta çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni.

“Kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës.

Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik dhe se largimi i tij është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht.

Bëhemi bashkë sot në orën 18:00 në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Beteja kundër korrupsionit i rrezikon pushtetin e Edi Ramës, por çliron ekonomimë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve.”, ka shkruar ai.