AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 11:58

Rama për lirimin e hapësirave publike: Vijojmë kudo, pa pushim

Rama për lirimin e hapësirave publike: Vijojmë kudo, pa pushim

Në të gjithë vendin po vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private.

Kryeministri Edi Rama publikoi sërish sot pamje nga ndërhyrjet në terren.

“Vijojmë kudo, pa pushim”, deklaroi Rama.

Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.

E nisur në muajin korrik të vitit që lamë pas, kjo nismë është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje.

Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 19 195 raste shkeljesh. Nga këto, 14 813 janë zgjidhur, ndërsa 4382 raste janë në proces shqyrtimi.