TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës është shoqëruar me një incident ditën e sotme. Katër qytetarë, të cilët kundërshtonin ndërhyrjen e autoriteteve në biznese, kanë dhunuar fizikisht drejtorin e IMT-së e më pas inspektorin përgjegjës që e shoqëronte.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës. Pas konstatimit të përplasjes fizike, në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e Policisë Rrugore për të neutralizuar situatën. Gjatë ndërhyrjes, një prej punonjësve të policisë është goditur gjithashtu, duke u detyruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë në ajër.
Në vijim, janë njoftuar forcat speciale “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme procedurale.