AKTUALITET, 22 Dhjetor 2025, 14:19

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë. Çfarë zbuloi policia

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës së edukatores në kopsht. Ngjarja ndodhi në Tiranë. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se nuk kishte veprime të paligjshme nga ana e edukatores.

“Një 32-vjeçare, se dyshon se më datë 19.12.2025, djali i saj është dhunuar nga edukatorja e kopshtit që frekuenton.

Menjëherë pas kallëzimit nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, si këqyrja e pamjeve filmike dhe marrja e deklarimeve, nga të cilat nuk janë konstatuar veprime të paligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësim të mëtejshëm të rastit”, sqaron policia.