AKTUALITET, 7 Tetor 2024, 21:40

Protesta e opozitës, Artan Hoxha: Edhe Luli kështu thoshte, tani fillon lufta...

Protesta e opozitës, Artan Hoxha: Edhe Luli kështu thoshte, tani

Artan Hoxha thotë se protesta e opozitës, nuk ndryshon shumë nga manifestimet që bënte Lulzim Basha, i cili në fund të protestave deklaronte se Rama nuk është më kryeministër, por nuk ndodhte asgjë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se edhe lidershipi i PD tani po vijon të deklarojë "do ta shihni nesër". 

"Nuk pamë asgjë të re, këto i thoshte dhe Luli, Rama nuk është më kryeministër thoshte ai, vazhdojmë betejën... Kështu tha edhe Noka do ta shikoni nesër.

Si do t’ja bëjmë për të krijuar numrin e duhur që rrëzon pushtetin?

Me këta që pamë, nuk e bëjnë mazhorancën, prandaj duhet gjetur një formë tjetër. Kjo mund të shtrëngojë rradhët e PD, mund të evidentojë kupolën drejtuese atje por nuk rrëzon pushtetin. Aq më tepër kur ke narko shtet që e akuzon se ka të gjithë pushtetet.

Të shohësh nesër do dalin videot dhe fotot për dhunën ndaj policise.

Kjo që pamë ne sot nuk mjafton për të krijuar centrifugën që të trondisë vërtet pushtetin.

Pjesa tjetër ka plot për të gjykuar dhe analizuar", tha Hoxha.