AKTUALITET, 7 Tetor 2024, 18:50

“Burgosja e Ervin Salianjit, akt banditesk”, Ilir Meta i bashkohet tubimit të opozitës

“Burgosja e Ervin Salianjit, akt banditesk”, Ilir Meta i bashkohet

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta I është bashkuar protestës së opozitës para kryeministrisë.

Gjatë marshimit nga selia e PL drejt bulevardit, Meta foli për gazetarët, duke thënë se do të protestojnë deri në arritjen e objektivave, që janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi I qytetarëvë.

“Do vazhdojmë deri në arritjet objektivave të kësaj proteste. Objektivat janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi I njerëzve për të vendosur drejtësinë. Aq më tepër pas aktit të fundit banditesk të dënimit politik të deputetit Ervin Salianji vetëm se denoncoi lidhjet e narkoqeverisë me trafikun e drogës”, tha Ilir Meta.