TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, u diskutua për protestën e opozitës. Analisti Enton Abilekaj u shpreh se kjo nuk është mosbindje civile, sepse ajo tregohet me zemërimin spontan jo nga eksponentët e PD-së.
“Protesta është që të krijojë një realitet të ri politik. Do të merret si destabilizim, do të ketë mirëkuptim për situatën dhe mund të ketë marrëveshje të re.
Këto janë gjëra që bëhen në një protestë. Më parë kanë qenë manifestime. Se çfarë do të ndodhë më pas do ta shohim.
Nëse do të kishim mosbindje civile do të kishim një realitet të ri. Ajo tregohet me zemërimin spontan jo nga eksponentët e PD-së. Dhe politikanët e kanë të vështirë ta kontrollojnë. PD na ka thënë se ky është fillmi i mosbindjes civile”-tha Abilekaj.