TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Flamur Noka, nënkryetar i PD-së, lajmëroi fundin e protestës së sotme. Ai tha se kjo ishte dita e parë e mosbindjes civile dhe ajo do të vazhdojë, deri në qeveri teknike.
“Sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në qytetin e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh: jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe. Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz, as me dhunë. Ne do të jemi për mosbindjen civile, derisa të plotësohen kërkesat. Një qeveri teknike, zgjedhje të lira.
Sot startuam nga parlamenti në rrugë. Ne do të jemi në mosbindje civile. Sot ata janë duke u dridhur, të tërbuar. Forca e qytetarëve u ka kallur datën. Kanë rrethuar forcat policore sulltanin e Surrelit që po dridhet.
Ne nuk ishim në protestë, por në revoltëm, ishte hapi i parë i mosbindjes civile. Falenderojmë qytetarët, mediat që pasqyruan këtë hap të mosbindjes civile”.