AKTUALITET, 7 Tetor 2024, 18:42

‘Paralizohet’ qarkullimi pranë ministrisë së Brendshme, qytetarët nuk lejojnë kalimin e urbanit dhe makinave

‘Paralizohet’ qarkullimi  pranë ministrisë së

Nisja e protestës së opozitës ka sjellë edhe bllokim të rrugëve. Në aksin pranë ministrisë së Brendshme është paralizuar qarkullimi I makinave, duke penguar kalimin edhe të një urbani.

Ndërkohë protestuesit që janë nisur edhe drejt kryeministrisë bllokuan edhe një rrugë pranë bashkisë, duke mos lejuar lëvizjen e makinave.

Madje, protestuesit janë konfliktuar edhe me shoferët e makinave.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.