TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar një letër Kuvendit, konkretisht Komisionit të Ligjeve, duke kërkuar ndryshime ligjore për mandatin e prokurorëve, që ai të jetë i pakufizuar.
Në letrën e SPAK thuhet se në përfundim të mandatit është e vështirë të gjendet një grup tjetër prej njëzetë prokurorësh dhe sipas tyre nëntë vite janë pak, ndërsa të gjithë prokurorët e tjerë nuk e kanë mandatin e kufizuar.
“Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke u konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme në drejtim të plotësimit të saj me kapacitetet njerëzore dhe teknike të nevojshme. Rezultatet e saj janë në rritje të vazhdueshme, gjë që konfirmohet nga të dhënat statistikore të vitit 2020, por sidomos të vitit 2021 (janar-shtator 2021).
Konstatohet rritje e numrit të rasteve të procedimeve penale të regjistruara, rritje e numrit të rasteve të procedimeve penale të dërguar për gjykim, rritje e numrit të rasteve të dënimeve dhe konfiskimeve me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Nga vlerësimi që kemi konstatuar gjatë periudhës dy vjeçare nga momenti i krijimit të Prokurorisë së Posaçme, mendojmë se është e domosdoshme që të bëhen disa ndryshime ligjore në funksion të rritjes së efektivitetit të punës së SPAK”- shkruhet në shkresë ku listohen propozimet e SPAK për ndryshimet ligjore.


