AKTUALITET, 15 Nëntor 2021, 22:34

Vokshi-Bashës: Përballuni me Berishën, ju ka rënë popullariteti

Vokshi-Bashës: Përballuni me Berishën, ju ka rënë

Deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se po shpresonte që kryesia e Partisë Demokratike dhe vetë kryedemokrati Lulzim Basha të merrnin pjesë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më datë 11 dhjetor. Gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së PD-së, Vokshi tha se një e katërta e firmave të anëtarëve të PD-së janë mbledhur dhe se Kuvendi Kombëtar do të mbahet më 11 dhjetor. Ajo gjithashtu i ka bërë thirrje Bashës, që të pranojë përballjen me Berishën, pasi i ka rënë popullariteti, ndërkohë që ka shtuar se nëse Basha fiton ata do ta mbështesin atë.

“Shpresoja sot merrnit tjetër vendim, t’i bashkoheshit 4200 firmëtarëve në dt 11 dhjetor. Vendimi juaj është akt përccarës, jo demokratik autoritarist. Neni 46: Kuvendi përfaqëson forumet dhe vendimmarjen e anëtarësisë. Ju sot nuk po përfaqësoni e po fyeni 4200 anëtarë të Kuvendit kur përmendni Tomën-Aqifi Suel Rrahja. Neni 43 përcakton 1/4 e firmëtarëve, janë mbledhur shumë më shumë. Sfidoj znj Duma dhe znj. Pampuri të vijnë e së bashku të ccertifikojmë firmat e degëve 9 dhe 11 se i njohin. Janë mbi 75% e firmave të delegatëve. Ftoj të gjitha zonjat e gra të punës që keni ngritur ju, të ccertifikojnë firmat e ldgsh se kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor të deritanishëm të LGDSH. Janë më shumë se 75% e delegatëve që kanë firmosur. Thoni pse i fusni në kasafortë: po nëse ju vidhni fb dhe simbolet e LDGDH si mund t’ju besojmë firmat. Flisni për struktura paralele, por ju keni krijuar struktura jashtë partisë që linccojnë këdo që mendon ndryshe nga ju e është kritik i juaji. Struktura paralele po krijoni ju: keni ngritur një Grup për LDGSH ndërkohë që po fyeni mundin e 10 mijë grave që kanë marrr pjesë e këtij procesi vitin që shkoi. Ju po krijoni struktura paralele me vendime antistatuore, antidemokratike. Ju ka rënë popullariteti, përballuni me Berishën në Kuvend e nëse fitoni ju na keni pas. Demokracia është VOTË. E nuk është uzurpim i hapësirave që nuk ju takojnë. Vendimet në 11 dhjetor i merr anëtarësia jo ju, “ tha ajo.