AKTUALITET, 15 Nëntor 2021, 22:24

Situata në PD/ Sula: Kuvend është vetëm ai i Bashës, ndërsa i Berishës quhet miting…

Situata në PD/ Sula: Kuvend është vetëm ai i Bashës,

Dashnor Sula, deputet i PD, në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, komentoi mbi situatën e krijuar së fundi në Partinë Demokratike të cilën e konsideroi të trishtueshme, në një kohë ku sipas tij vëmendja duhej të ishte përqendruar te buxheti.

Ndër të tjera ai deklaroi se pavarësisht dy datave, kuvendi i vërtetë sipas tij do mbahet në 18 dhjetor, ndërsa ai i 11 dhjetorit do të jetë një miting.

"Më vjen keq për situatën në të cilën ndodhet PD në këto momente. E them këtë me trishtimin më të madh sepse në fund të fundit situata ku është rënduar opozita është në favor apo për të shir lëm maxhoranca. Në një kohë që sot në kuvendin e Shqipërisë ishte një seancë e rëndësishme buxheti i shtetit që duhet të kishte vëmendjen e gjithë opozitës dhe në vend të merreshin me këtë buxhet që ka sjellë shumë problematika...

Gjithsesi jemi përpara një fakti konkret dhe do thoja se do kemi vetëm një kuvend dhe do kemi vetëm atë të datës 18 dhejtor, data 11 nuk do jetë kuvend por miting. Pse? Në 11 dhjetor Partia Demokratike zyrtare ka festën e themelimit të partisë demokratike por duke pasur parasysh këtë situatë, duke pasur parasysh hyrjen në një ngërç nuk u drejtuan institucioneve të PD ashtu siç janë, prandaj mendoj se atëherë nuk kemi të bëjmë me kuvend por me miting", tha Sula.

Poll