AKTUALITET, 15 Nëntor 2021, 22:08

"Dolën me variantin e pandershëm"/ Edi Paloka: Hileja që propozon Basha, na çon vetëm në falsitet!

"Dolën me variantin e pandershëm"/ Edi Paloka: Hileja

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për propozimin e tij në kryesinë e PD-së, që palët të caktojnë përfaqësues për të vërtetuar 4200 firmat e delegatëve. Ky propozim nuk është pranuar nga Lulzim Basha. 

Paloka tha se thirrja e Kuvendit nga Basha për datën 18 dhjetor, është një hile që e dëmton Partinë Demokratike.

Edi Paloka: Unë sot propozova, që meqë jemi në këtë ngërç, që nuk ka procedurë apo rregull, se si këto firma mblidhen dhe verifikohen, të dy palët që nuk kanë besim tek njëra tjetra, të përcaktojnë përfaqësues të tyre, të vijnë në zyrë, të marrin cdo formular një nga një, me listën e delegatëve të Kuvendit, të vërtetojnë janë apo jo delegatë. Këtë e kam kërkuar në kryesi dhe kjo nuk u pranua. Pra nuk paska qenë çështja te firmat. Meqenëse u verifikua që firmat ekzistojnë, u dol tek ky varianti, që është një hile e pandershme, që nuk na con aty ku duhet, por tek falsiteti, që nuk e di cfarë zgjidhje u jep atyre që e propozuan.