TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prita e pabesë që i mori jetën dy të rinjve, Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit ishte tema e diskutuar në emisionin “Pikat mbi i” në News24.
Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë detaje të reja nga vrasja që tronditi Tiranën të shtunën e 13 nëntorit, ku me breshëri u vranë Mihasi dhe Dumani në zonën e “Astirit”. Ajo tha se deri 30 minuta para krimit të dy viktimat kishin lëvizur në disa zona në Tiranë dhe ishin në shoqërinë e një vajze. Më pas Lala tha se ata janë ndjekur për disa metra nga autorët që kanë qëlluar nga njëra anë e “Audit” luksoz të identifikuar dhe me targat EM (Erigers Mihasi). Ky i fundit, ishte shënjestra sipas gazetares, ndërsa zbuloi se për ngjarjen po hetohet dhe “Klani Duka’, duke folur për një konflikt të nisur që më 2018.
Lala: Nuk jam e habitur. Duke njohur personalitetin e atyre personave dhe konfliktet e tyre sigurisht që ngjarje të tilla do ndodhnin. Pa diskutim ka shkaktuar tronditje tek qytetarët, një zonë shumë e frekuentuar, ka trafik të rënduar. Ka pasur dhe fëmijë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Që të dy, sidomos Erigers Mihasi shumë i njohur në botën e krimit, i konsideruar si krahu i djathtë i Ervis Martinaj. Pranë tij ishte dhe miku i tij Dumani. Nga të dhënat rezulton se Erigers Mihasi, i martuar, me dy fëmijë, ishte shënjestra e atentatit.
Ajo pjesë ku ka ndodhur ngjarja nuk ka semaforë. Në 4 orët e fundit Mihasi dhe Dumani kanë qëndruar në vende të ndryshme në kryeqytet. Automjeti ishte blerë për 70 mijë euro me lekë në dorë pak kohë më parë në Lezhë. E ka targuar dhe ishte një automjet që identifikonte Mihasin. Kanë qëndruar në shoqërinë e një vajze, kontakti i fundit para se të vritej. Pasi e kanë lënë rreth orës 17:00 kanë shkuar në rrugën ku ka ndodhur ngjarja tek ‘Dy Rrathët’. Një automjet e ka ndjekur nga pas, me targa të vjedhura.
4 orët e fundit në disa zona të ndryshme të Tiranës. Vajza ka qenë në makinë dhe ka zbritur 30 minuta para se të ndodhte atentati. E kanë lënë diku në Tiranën e Re, kanë shkuar tek Korpusi e më pas janë kthyer. Vajza është identifikuar nga celulari i viktimës. Është marrë në pyetje. Në një moment automjetin e kanë ndjekur disa metra, vjen me shpejtësi, vjen shumë afër dhe pasagjeri në makinën e autorëve qëllon. Fillimisht në pjesën e pasme të Audit, gjithë anësorja e Audit është e shkatërruar nga plumbat. Gjithë intensiteti i sulmit është tek Erigers Mihasi. janë gjetur 2 gëzhoja në vend, 4 në automjetin që u gjet i djegur sa futesh në rrugën e Thumanës dhe mendohet që janë mbi 20 plumba të qitur. Një plumb e ka kapur automjetin nga lartë. Përgjatë Unazës kamerat nuk kanë funksionuar sepse është në ndërtim. Ka disa pamje të cilat mendohet se mund të hedhin dritë mbi ngjarjen. mendohet që janë 3 autorë të dyshuar. Është një vrasje e kalibrit të lartë për mënyrën si kanë vepruar, sipas hetuesve. Mendohet që arma e dytë nuk është përdorur./BW