AKTUALITET, 15 Nëntor 2021, 23:31

Po eksploronin Valbonën dhe Thethin, humbin rrugën dy turiste gjermane! Policia i gjen pas disa orë kërkimesh

Po eksploronin Valbonën dhe Thethin, humbin rrugën dy turiste

Dy turiste gjermane, nënë e bijë kanë humbur rrugën teksa ishin duke eksploruar territorin mes Valbonës dhe Tropojës.

Turistet janë të moshës 70 dhe 43 vjeçe, ndërsa policia nisi menjëherë kërkimet pas informacioneve se kishin humbur.

Ato u gjetën pas disa orësh kërkime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turisteve gjermane.

Më datë 15.11.2021, në mbrëmje, në Valbonë, dy turiste nga Gjermania, nënë e bijë, të moshës 70   dhe 43 vjeçe, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistet gjermane kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.