TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

"Situatë të trishtuar dhe të tmerrshme" e konsideron Mentor Kikia, gjendjen e shoqërisë shqiptare.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Kikia deklaroi se në Shqipëri nuk ka asnjë shpresë për lëvizje të reja, sepse të rinjtë kanë neveri nga politika, por do të kemi vetëm qarkullimin e të njëjtëve njerëz në krye të vendit.
Ylli Rakipi: Si e shihni ju faktin që shpresa e vetme mbetet Sali Berisha për opozitën? Çfarë kemi ndërtuar ne si shoqëri në kaq vite?
Mentor Kikia: Situatë më shumë se e trishtuar. Tregon një shoqëri shterpë, që nuk mund të prodhojë figura të reja. Kemi të njëjtën klasë politike, do të kemi sërish Berishën dhe Metën, Ramën. Është situatë e tmerrshme. Kur dikush të thotë që do të kemi shpresë tek një lëvizje e re, harrojeni! Të rinjtë kanë neveri nga politika.