TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Kamzës, Indrit Hoxha, është shprehur se projekt-vendimi i qeverisë për shembjen e godinave mbi 50-vjeçare është i njëjtë me konfiskimin e pasurisë që bëri Enver Hoxha gjatë diktaturës komuniste.
Komentet Hoxha i bëri përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, ku tha se vetëm emri ndryshon sepse sipas tij Rama është drejtues i partisë që Hoxha drejtoi për 50 vite.
Ai fton qytetarët të dalin në protestë në 3 mars për t’i thënë “STOP diktaturës”.
“Projekt vendimi per shembjen e godinave mbi 50-vjecare eshte i njejte si konfiskimi pasurise qe beri Enver Hoxha. Ne fakt emri ndryshon sepse Rama eshte kryetar i partise qe Enver Hoxha drejtoi per 50-vite! #3mars #nëshesh #stopdiktatures”, thuhet në reagimin e Hoxhës.