AKTUALITET, 1 Mars 2023, 13:00

Përplasja e trenave në Greqi, ministria e Jashtme konfirmon: Janë pesë të plagosur

Përplasja e trenave në Greqi, ministria e Jashtme konfirmon: Janë

Pesë shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga aksidenti tragjik në Greqi, ku nga përplasja e dy trenave deri tani raportohet për 40 viktima.

Me anë të një njoftimi, ministria e Jashtme sqaron se deri tani nuk ka informacione për viktima, por vetëm pesë persona të plagosur që ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre.

Pesë persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore”, thuhet në njoftimin zyrtar.