AKTUALITET, 1 Mars 2023, 15:09

Abuzoi me kunatën dhe vrau ish-gruan në 2007 me thikë në zemër, skeda kriminale e autorit të masakrës së sotme në Paskuqan

Abuzoi me kunatën dhe vrau ish-gruan në 2007 me thikë në
Dan Hutra

Dan Hutra, 40-vjeçari i cili bëri masakër sot në Kodër-Kamëz, ku vrau me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën, është një personazh i njohur me të shkuar të kriminale.

Në 2007 Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e kishte vrarë me dy goditje thike në zemër e mëlçi.

“Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetedije”, dëshmonte asokohe Dan Hutra.

Por Hutra kishte qenë i dënuar edhe në vitin 2003 pasi kishte marrë peng nënën e kunatës dhe këtë të fundit e kishte përdhunuar, ndërsa, në 2014 në qelinë ku vuante burgun në Drenovë kishte futur disa sharra hekuri.

Dan Hutra, autor i masakrës, ishte arrestuar në qershor të vitit 2021 për dhunë në familje, por ishte lënë i lirë më 16 shkurt 2023.