AKTUALITET, 1 Mars 2023, 12:46

Shtyhet për në 15 mars seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit

Shtyhet për në 15 mars seanca për çështjen e

Shtyhet për tretën herë seanca paraprake për inceneratorin e Fierit. Gjykata e Posaçme shtyu për më 15 mars seancën, pasi mbrojtja iu drejtua me disa kërkesa të reja gjykatës.

Në seancën e sotme prokurori Dritan Prenci ka paraqitur pretendimet e prokurorisë lidhur me inceneratorin e Fierit, ku i ka qëndruar të njëjtave akuzave, ndërsa pas dëgjimeve të prokurorit gjyqtarja Fiorela Darvini, shtyu seancën për më 15 mars, për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve mbrojtës.

Është shtyrë për në datën 15 mars seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Në seancën e sotme u dëgjua vetëm prokurori që mbajti qëndrim për pretendimet e mbrojtjes.