AKTUALITET, 1 Mars 2023, 14:45

Një shqiptar i zhdukur në tragjedinë e Greqisë, mister fati i 23-vjeçarit

Një shqiptar i zhdukur në tragjedinë e Greqisë, mister fati

Një shqiptar është shpallur i humbur nga aksidenti tragjik në Larisa të Greqisë.

I humbur është Denis Ruçi nga Tirana 23 vjeç.

E afërmja e tij nw njw prononcim pwr mediat tregon se i riu po udhëtonte me trenin që u përplas pak pas mesnate dhe tani nuk ka asnjë informacion për të.

“Erdhi çuni i vëllait, na pa në Athinë… pastaj pamë lajmet që u përplas treni”, thotë Ana Ruçi mes lotësh.

Nga aksidenti hekurudhor që ndodhi jashtë qytetit të Larisës në Greqi të martën mbrëma një numër i lartë personash kanë mbetur viktima, ku sipas mediave greke janë regjistruar deri tani 40 viktima dhe 80 të plagosur. Aksidenti tragjik u shkaktua kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash jashtë Larisës dhe më pas doli nga shinat.

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 23:00, në Evangelismos, pranë Tempit. Treni kryente linjën Selanik-Larisa dhe ishte nisur në orën 19:22.