TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy krime të rënda ndodhën sot në Tiranë. Ndërsa zonën e Paskuqanit, Dan Hutra, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj familjarëve të ish bashkëjetueses së tij duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 2 të tjerë të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, një 31-vjeçare u gjet e vdekur në kamëz.
40-vjeçari Hutra plagosi me armë Elena Hysën 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysën, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesen e tij dhe nënën e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa autori, i ngjarjes, Ramazan Puta është larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e tij tip ‘Benz’.
Njoftimi i policisë
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.
Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.
Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.
Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën "Besëlidhja", në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim.