AKTUALITET, 1 Mars 2023, 13:36

Protesta dhe debati në Kuvend/ Meta shkon në zyrën e Berishës

Protesta dhe debati në Kuvend/ Meta shkon në zyrën e

Një ditë para mocionit me debat ne Parlament për çështjen e McGonigal dhe dy ditë para protestës së opozitës më 3 mars, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë blu, për t’u takuar me kreun e PD, Sali Berisha.

Kujtojmë që ditën e protestës, më 3 mars do të jepet edhe vendimi i gjykatës për çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

Ndërkohë opozita, PD dhe PL kohët e fundit kanë zhvilluar protesta të herë pas hershme, ndërsa më 3 mars kanë njoftuar tubimin kombëtar që do të mbahet në orën 12.

Opozita gjithashtu nuk ka lejuar zhvillimin e seancave plenare deri në praninë në Parlament të kryeministrit Rama për të dhënë sqarime për skandalin e McGonigal.