TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku prezantoi në Komisionin e Ligjeve disa ndryshime në ligjet për “Prokurimin Publik” dhe “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.
Në fjalën e saj, Tabaku tha se qeveria duhet të njohë që sot ka një problem me korrupsionin ku tha se shqetësimi kryesor që kanë sot bizneset është që biznesmenë që nuk kanë asnjë eksperiencë marrin fonde për investime, siç është rasti i inceneratorëve.
Gjithashtu, Tabaku denoncoi se persona që lidhen me krime fshihen pas kompanive offshore, duke dëmtuar tregun dhe prishur konkurrencën.
“Së pari puna e këshilltarëve të grupit parlamentar të PD pas çështjes së inceneratorëve është e fokusuar për t’i dhënë zgjidhje të gjithë problematikave që hasëm atje dhe propozuam një paketë me pesë ligje.
Duke diskutuar shqetësimin që kam sot për korrupsion se mua nuk më vjen fare mirë kur e diskutoj korrupsioni siç është tani por edhe kur shikoj që sot Shqipëria ka rënë të paktën me 27 vende në raportin e TI që nga 2016 kur kemi 12 ligje që konsiderohen ligje për kapjen e shtetit të miratuar nga parlamenti dhe kur shikoj situatën e pastrimin e parave, Shqipëria mbeti sërish në monitorim, qeveria duhet të njohë që sot ka një problem me korrupsionin dhe në bazë të këtij problemi përveç nismave ligjore që mund të miratohen qëndron edhe vullneti politik.
Unë do të prezantoj disa ndryshime të cilat do t’i marr sipas radhës dhe të them kur kanë ndodhur. Shqetësimi kryesor që kanë sot bizneset në fushën e PPP-ve është se biznesmenë që nuk kanë asnjë eksperiencë në sektorin përkatës apo nuk kanë fonde për një investim marrim sot fonde apo kontrata publike, rasti i inceneratorëve është rasti më flagrant ku tre individë me një copë letër morën kredi për të zbatuar projektin është rasti më flagrant prandaj kërkuam që çdo operator ekonomik që aplikon për një PPP duhet të ketë të paktën 25 deri më 50 % të këtyre fondeve.
Kur këta ishin në kërkim morën një kredi tjetër 5 milionë euro që do rëndojnë mbi buxhetin e këtyre bashkive qeveria nuk duhet të lejojë individë që të prishin tregun dhe konkurrencën dhe të shkaktojnë dëm buxhetit të shtetit.
Së dyti kërkuam një sërë detyrimesh për operatorët ekonomikë dhe ky ligj që prezantoj sot është i orientuar sipas standardeve të BE, operatorët ekonomikë që kanë shkelje të kontratës duhet të jenë të skualifikuar nga gara, operatorët ekonomikë që u dënuan me vendim gjyqësor të formës së prerë për veprat penale që kam listuar duhet të jenë të skualifikuar. Kur operatori tregon që ka shkelur kushtet e kontratës, kush e jep ka bërë një krim me buxhetin e shtetit.
Persona që pastrojnë paratë e krimit janë futur dhe marrin kontrata publike, kjo e ka prishur tregun dhe konkurrencë, kushdo që merr fonde publike duhet të deklarojë pronarët. Persona që lidhen me krime fshihen pas kompanive offshore, një kompani që merr një koncension 100 milionë euro si kushton asgjë të paguajë një gjobë 1 milionë lekë për këtë kontratë.
Është e pakonceptueshme që dikush të fshihet pas punonjësve apo një ministër që thotë s’kam përgjegjësi.
Është e papranueshme që sot për inceneratorët kemi një staf të ministreve përpara drejtësisë por s’kemi ministrat përkatës”, tha Tabaku.