TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona të vdekur dhe tre të plagosur, anëtarë të një familje. Ky është bilanci i krim. Autori i krimit makabër që ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë, dyshohet se është ish-dhëndri, shtetasi i identifikuar si Ramazan Hutra.
Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, por paraprakisht bëhet me dije se autori 40-vjeçar, kishte pak kohë që ishte dalë nga burgu dhe ishte ndarë dhe nga gruaja.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar Policinë menjëherë sapo kanë dëgjuar të shtënat e armëve. Ramazan Hutra ka shkuar në shtëpinë ku banonte ish-gruaja e tij dhe ka hapur zjarr ndaj personave që ndodheshin aty, duke lënë të vdekur ish-vjehrrin dhe një grua tjetër.
Ndërkohë, tre persona të tjerë ndodhen të plagosur në spitalin e Traumës. Ngjarja e rëndë ka çuar në zonën e Paskuqanit dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku.
Autori është larguar nga vendngjarja me një mjet tip "Mercedes Benz" dhe shërbimet policore janë vënë në ndjekje për ndalimin dhe prangosjen e tij.