AKTUALITET, 25 Maj 2023, 16:44

“Procesi zgjedhor sipas standardeve më të mira”, Gjiknuri zbardh detajet nga takimi i Glover me Ramën në selinë e PS

“Procesi zgjedhor sipas standardeve më të mira”, Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka zbardhur detaje nga takimi që pati sot kryeministri Edi Rama me Audrey Glover, shefen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit. Takimi në fjalë u mbajt në selinë e PS.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se mbarëvajtja e procesit zgjedhor që u realizua edhe njëherë sipas standardeve më të mira dhe reflektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ishin temat qendrore të diskutimit. “Selia e Partisë Socialiste ku bashkë me Kryeministrin, Edi Rama dhe Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilluam një takim me shefen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit, Audrey Glover.

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor që u realizua edhe njëherë sipas standardeve më të mira dhe reflektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ku vijon puna në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ishin temat qendrore të diskutimit”, deklaroi Gjiknuri.