AKTUALITET, 25 Maj 2023, 16:00

Ishte dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim për drogë e armë, kapet në Fier 60-vjeçari (Emri)

Ishte dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim për drogë e armë,

Një 60-vjeçar i dënuar për disa vepra penale është arrestuar nga policia e Fierit. 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për ndalimin e shtetasit Renato Bego, 60 vjeç, banues në Hamil, Fier.

Ky shtetas është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", pasi gjatë operacionit policor të koduar "Hamili", të finalizuar nga Policia e Fierit, më datë datë 13.10.2020, në banesën e 60-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 100 kg kanabis në proces tharjeje, 165 bimë kanabisi, 1 armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Shtetasi Renato Bego iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.