TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Ligjeve është mbledhur para seancës plenare për të diskutuar kandidaturën e Bajran Begajt, për President të Shqipërisë.
Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka tha se Begaj i plotëson të gjitha kriteret për të kandiduar për President.
“Kandidatura është firmosur nga 37 deputetë. Sa i takon përmbushjes së kritereve të kandidatit, zoti Bajram Begaj rezulton se plotëson kërkesat ligjore dhe ato të integritetit. Rezulton nga dokumentacioni se kandidati për President është shtetas shqiptar dhe nuk ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
Plotëson edhe kriterin e moshës. Ka pasur qëndrim të përhershëm gjatë 10 viteve të fundit. Begaj nuk ka asnjë problem ligjor. Zoti Begaj ka plotësuar deklaratat përkatëse në kuadër të detyrimeve ligjore. Ka paraqitur edhe formularin e dekriminalizimit
Nuk ka asnjë ndalim kushtetues për të vijuar procesin për zgjedhjen e presidentit” , tha ndër të tjera Bushka.