AKTUALITET, 27 Prill 2022, 19:59

Presidenti i përbashkët me Kosovën? Rama: Do të kishim vënë Hashim Thaçin e do ta votonim me bindje, por…

Presidenti i përbashkët me Kosovën? Rama: Do të kishim

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka mbajtur një konferencë për gazetarët jashtë selisë.

I pyetur nëse do ishte mundësia tani për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovës, Rama u përgjigj: Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili… mos më bëni ta them se ca procesi është.