AKTUALITET, 7 Maj 2022, 21:37

Presidenti/ Gjemarkaj: Kriteret një marrëzi, PD të gjejë emër që s’e refuzon dot as PS

Presidenti/ Gjemarkaj: Kriteret një marrëzi, PD të gjejë

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj kërkon që Opozita të mednojë mirë emra për Presidentin. Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se duhet të dalin me emra dinjitozë duke pasur parasysh që nuk mund të mos merren në konsideratë nga qeveria. Kriteret, sipas Gjekmarkajt janë një marrëzi dhe ai vetë nuk do të paraqesë asnjë kriter.

Postimi i plotë:


Nese opozita do pyetej prej s’verteti per emrin e Presidentit të Republikes sigurisht që kjo është një pergjegjesi e madhe që do duhej farketuar në një proces politik. Në fakt në një vend normal Opozita duhet pyetur. Më shume do duhej pyetur në një vend ku pushtetet sot i ka një njeri i vetem. Opozita bën politike dhe nuk mund ti kerkoje zgjedhjet jashtë politikes.Nuk mund të bjerë pre e sentimentalizmit populist. Duhet një president politik që të permbushë të gjitha cilesitë që Kryetari i Republikes duhet të ketë. E djathta shqiptare ka gra dhe burra të tillë.

PD e ka tagrin per të qënë pjese e procesit . Ajo nuk mund ë bëje lojen e cila qysh tani ka parasysh persona konkret të cilet rrezikojnë të keqperdoren. Kriteret një koncept ky pak komik dhe hileqar nuk mund të jenë të dirigjuara nga një person i cili pretendon të fitojë me kulisa atë që ka humbur në fushebeteje!  Kjo e kritereve sa marrëzi ngjan edhe perversitet për të fshehur qellime dhe emra. Nuk kam ndermend të propozoj asnjë kriter në grupin tim. Kryeministri i ka numrat dhe në fund mund ta zgjedhe i vetem. Në këtë histori ai do të donte të fitonte edhe betejen e imazhit me shpenzimet e Opozites. Kjo e fundit duhet të marrë pergjeqesi duke e llogaritur këtë fakt , të dalë me emra dinjitozë , me dakortësine e tyre duke mbajtur parasysh që edhe nuk mund të mos merren në konsideratë nga qeveria.

 

Të hënën, Enkelejd Alibeaj ka paralajmëruar një mbledhje me deputetët për Presidentin e ri. Nga ana tjetër, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi një ditë më aprë se do të refuzonte ftesën e maxhorancën për të pasur një person me votat e tyre në Krye të Shtetit, duke shtuar se do të konsultohen me grupet opozitare. Ndërsa, PS-ja e ka përjashtuar Berishën nga negociatat.