TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Panairin e Turizmit në Berlin u shpreh se kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë Luftës së Dytë botërore, ku Shqipëria mbrojti miqtë hebrenj. Rama theksoi se familjet shqiptare i hapin dyert për miqtë dhe i trajtojnë si perëndi. Ai u shpreh se nëse turistët duan të priten si zot duhet të vojnë në Shqipëri.
"Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë Luftës së Dytë botërore, ku Shqipëria mbrojti miqtë e saj hebrenj. Ne kemi qenë dhe jemi vend myslimanësh, ortodoksësh dhe katolikësh. Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën prej vullnetit të zotit. Duke hapur dyert, ne e trajtojme mikun si perëndi. Nëse do të pritesh si zot eja në Shqipëri. Gjermania ka qenë në qendër globale prej zgjedhjeve," tha ai.