TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri për Marrëdhëniet me parlamentin, Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament deklaroi se opozita është mësuar që të hedhë vallen e korbit për çdo gjë. Balla tha duhet që të miratohet projekt-ligji për Urdhrin e Mjekut.
Ai tha se profesioni i mjekut duhet që të rregullohet, në mënyrë që të ofrojë shërbime cilësore.
“A ka ndonjë akt normativ që nuk e keni çuar në GJK? Jeni mësuar që të hidhni gjithmonë vallen e korbit. Duhet rregull dhe disiplinë për mjekët. Ju jeni hipokritët, por ne duam një shërbim cilësor për çdo qytetar në çdo spital të vendit.
Sëmundja e Onkologjikut ka qenë një sëmundje prej shumë vitesh, që ministret janë përpjekur që ta rregullojnë. Duhet të eliminohen konfliktet e interesit mes mjekëve. Duhet të rregullohet profesioni i nderuar i mjekut.”, tha ai.