AKTUALITET, 26 Prill 2023, 15:48

Pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, policia shpall në kërkim 5 persona për vrasjen e biznesmenit Nikulaj. Si ra në gjurmët e tyre

Pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, policia

Policia ka shpallur në kërkim 5 persona të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Gazetarja Klodiana Lala deklaron se është rënë në gjurmët e të dyshuarve pas gjetjes së disa rrobave që besohet se janë përdorur nga autori i ngjarjes, ndërsa shtoi se po ashtu pjesë e grupit kriminal janë edhe shtetas të huaj.

Ajo zbuloi më tej se policia ka gjetur një vajzë që ka blerë motorin që është përdorur në ngjarje dhe më pas ka identifikuar personin të cilit ia ka dhënë.

Ajo shtoi se autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, ndërsa pritet që të zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen në ditët në vijim.