AKTUALITET, 26 Prill 2023, 15:07

Posteri i bujshëm, Belind Këlliçi: Kritikët të shqetësohen për vjedhjet që bën Bashkia e Tiranës. Është një nga institucionet më të korruptuara

Posteri i bujshëm, Belind Këlliçi: Kritikët të

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për kryetar të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi deklaron se posteri i shumëdiskutuar në këtë fushatë, është një reagim pa etikë ndaj korrupsionit.

Këlliçi thekson se kritikët duhet të shqetësohen për vjedhjet që u bëhen qytetarëve nga bashkia.

“A ka mesazh më të qartë sesa t'i drejtohesh korrupsionit pa etikë? Jam i vendosur të luftoj korrupsionin në bashkinë e Tiranës pa limit, pa censurë dhe pa etikë. Bashkia e Tiranës është një nga institucionet më të korruptuara të shtetit tonë. Habitem si nuk janë shqetësuar mediat e qytetarët dhe ata që janë shqetësuar nga posteri im për vjedhjen që i ndodh çdo ditë qytetit, për inceneratorin që paguajmë mijëra euro çdo vit për një shërbim që nuk e marrim.

Pse nuk shqetësohen për faktin që nuk bëhet asnjë investim për rrugë e shkolla? Pse nuk sheqëtsohen që këtu është vjedhur e ardhmja e fëmijëve dhe vidhet çdo ditë buxheti i shtetit? Ishte një mënyrë e drejtpërdrejtë se duhen metoda të tilla për të dhënë një mesazh për të thënë që jam i drejtpërdrejt dhe e kam seriozisht për të luftuar korrupsionin unë në këtë betejë jam për një model ndryshe dhe modelin ndryshe po sjell”.