TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Fierit ka dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Divjakës, ku dy vëllezër u përfshinë në një përleshje me njëri-tjetrin, ku u përdorën dhe armët e zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake, Z.K së bashku me një shtetas tjetër me inicialet A.G. është konflikuar më vëllanë e tij Sh.K.
Ky i fundi më pas ka marrë armën e gjahut që kishte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të makinës së shtetasit A.G. duke e dëmtuar rëndë atë.
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes. Momentalisht në komisariat është shoqëruar Sh.K, teksa po kërkohet vëllai i tij.