AKTUALITET, 8 Prill 2025, 17:14

Rama ndan pamjet nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit: Po merr formë plazhi i ri!

Rama ndan pamjet nga kantieri i Portit të Ri Turistik të

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit.

I shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, Rama vizitoi nga afër punimet që po kryhen në këtë port të ri turistik.

“Në kantierin e portit të ri turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.

Plazhi i ri do të ofrojë një tjetër hapësirë si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj dhe vendas.

krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, ndër më të bukurit në Mesdhe”, shprehet ai.