TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin e koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Lezhë.
Në prezantimin e kandidatëve për qarkun e Lezhës, Berisha tha se dinjiteti njerëzor, familja, Zoti dhe Atdheu janë vlerat e partisë, të cilat shqiptarët i kanë mbështetur ndër vite.
Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se me ardhjen e PD-së në pushtet gjëja e parë që ai do të bëjë, do të jetë paketa e dhembshurisë, me minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar.
"Qytetarë dhe qytetarë të Lezhës, banorë fisnik të këtij qyteti dhe rrethi, të këtij qarku. Zonja kryetare e PD, të dashur kandidatë të fitores, Agron Gjekmarkaj dhe ju kandidatë të tjerë të fitores në këtë qark.
Përshëndetjet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qytetareve dhe qytetarëve të këtij qarku, për mbështetjen e jashtëzakonshme, për besimin tuaj të palëkundur tek vlerat më të arrira të njeriut, tek dinjiteti njerëzor, tek familja, Zoti dhe atdheu", tha Berisha.
Ai theksoi më tej se këto janë dhe vlerat e Partisë "që ju nga themelimi i saj e deri më sot, keni mbështetur më shumë se çdo forcë tjetër politike. Zoti ju bekoftë. Mirënjohje të madhe.
"Të dashur miq! Unë sot në mëngjes u nisa nga kryeqyteti i Europës, Strasburgu, drejt Lezhës dhe nuk mund të mos ju përcjell ju, përshëndetjet për të përzemërta të grupit të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare, të grupit të Demokratëve dhe Konservatorëve të cilët sytë dhe mendjen i kanë të drejtuar tek fitorja e opozitës në Shqipëri, tek mbizotërimi i saj ndaj narkoshtetit dhe shpëtimi i Shqipërisë.
Miq, u ktheva shumë mirënjohës, u ktheva realisht optimist dhe i sigurtë se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë", u shpreh kreu i PD.
Berisha tha se Ramës ia kishin pezulluar darkën në Strasburg.
"Por dua të ju them këtu se pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë, pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën. Po.
Duke u bërë kështu, i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka. Megjithatë ju garantoj se respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, mbështetja e parlamentarëve të grupeve të qendrës së djathtë dhe konservator është e jashtëzakonshme dhe unë aty përfaqësova secilin prej jush, përfaqësova vullnetin tuaj. Vetëkuptohet përfaqësova çdo shqiptar që di të sillet si shqiptar dhe nuk detyron mikëpritësin të ja plasin derën në fytyrë", tha Berisha.