AKTUALITET, 8 Prill 2025, 19:04

"Libra" i kalon Forcës Detare shqiptare, marëveshja firmoset në anijen e emigrantëve. Bashkëpunim në industrinë ushtarake me kompaninë italiane

"Libra" i kalon Forcës Detare shqiptare, marëveshja firmoset

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto deklaroi sot se Italia dhe Shqipëria do të forcojnë më tej bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston në të gjitha fushat, veçanërisht në mbrojtje.

Crosetto mori pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Fincantier dhe shoqërisë shqiptare KAYO për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale, dhe nënshkrimin e Letrës së Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.

"Libra" i kalon Forcës Detare shqiptare, marëveshja firmoset

Në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Crosetto tha se “ky i sotmi është një moment i rëndësishëm për ne, sepse është dëshmi konkrete e Italisë ndaj Shqipërisë dhe shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tonë të mirë për të bashkëpunuar me Shqipërinë sa i përket mbrojtjes dhe çështjeve me karakter ekonomik”.

"Libra" i kalon Forcës Detare shqiptare, marëveshja firmoset

“Dhurimi i anijes “Libra” nuk përbën një pikëmbërritje, sikurse e tha më parë ministri Vengu, por një pikënisje e një bashkëpunimi gjithnjë e më të fortë që ekziston mes vendeve tona. Gjithashtu edhe të bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura dhe të gjithë sistemit industrial”, nënvizoi Crosseto.

"Libra" i kalon Forcës Detare shqiptare, marëveshja firmoset

Ministri italian u shpreh se “jetojmë në kohë të vështira ndaj kombet duhet të ndërgjegjësohen që duhet të bashkëpunojnë më ngushtë së bashku. Prej ditës së sotme ne do të rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit, i cili nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të rritet dhe të forcohet më tej. Kjo nën gjurmët dhe nën udhëheqjen e kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni për të forcuar këtë bashkëpunim të shkëlqyer që ekziston mes dy vendeve tona në të gjitha fushat”.

"Libra" i kalon Forcës Detare shqiptare, marëveshja firmoset

Pjesë e ceremonisë ishte edhe kryeministrit Edi Rama.

“Dua t’i siguroj të gjithë që kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punojmë për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve.

T’u japim mundësi përpjekjeve të reja, dhe është shumë e qartë që duhet të bëjmë ç’është e mundur, nuk ka rëndësi nëse je i vogël apo i madh, por besoj se kjo lidhje me Italinë do të thotë edhe më shumë për punën e bërë bashkë. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën. Dua të falënderoj edhe kreun e Ushtrisë italiane për të gjitha dhuratat dhe padyshim për kujtimet e bukura që mora. Është vërtet një kënaqësi dhe shpresoj të jenë të gëzuar me këtë marrëveshje. Ne duhet ta vlerësojmë edhe këtë dhuratë të madhe nga ana e Italisë”, u shpreh Rama.