AKTUALITET, 8 Prill 2025, 18:28

Del e-maili i PD për votuesit në Diasporë: Bëni donacione, është jetike kundër narkoshtetit! Kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje

Del e-maili i PD për votuesit në Diasporë: Bëni donacione,

Zbardhet mesazhi i Partisë Demokratike dërguar votuesve në Diasporë.

Në e-mail, PD bën thirrje shqiptarëve nëpër botë që të bëjnë donacione, duke argumentuar se është ‘jetike kundër narkoshtetit’.

Më tej thuhet se ‘kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje”.

“Të dashur bashkëkombas,

Në vetëm 3 ditë nis fushata që mund të ndryshojë rrjedhën e Shqipërisë – ajo për zgjedhjet vendimtare të 11 majit.

Përballë kemi një makineri pushteti dhe paraje. Por me ndihmën tuaj, e vërteta dhe shpresa mund të fitojnë.

Çdo kontribut – sado i vogël – është një goditje ndaj narkoshtetit dhe një ndihmë jetike për Partinë Demokratike”, thuhet në e-mail.

Del e-maili i PD për votuesit në Diasporë: Bëni donacione,