AKTUALITET, 15 Mars 2024, 13:20

Homazhe për viktimat e Gërdecit, Zamira Durda: Djali im sot do të ishte 24 vjeç, Mediu ka marrë 26 jetë njerëzish (FOTO+VIDEO)

Homazhe për viktimat e Gërdecit, Zamira Durda: Djali im sot do të

Janë shënuar sot 16 vite nga tragjedia e Gërdecit ku 26 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit. Familjarët e viktimave mesditën e kësaj të premte kanë bërë homazhe në memorialin e ngritur në kujtim të tyre.

Me lule në duar dhe lot në sy, familjarët e viktimave kanë ripërsëritur të njëjtën thirrje të cilën e bëjnë prej 16 vitesh tashmë: Duam drejtësi!

Zamira Durda, nëna e 7-vjeçarit, i cili humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit është shprehur se në Gjykatë po bëhen pyetje të cilat fyejnë viktimat. Teksa vijon të thotë se besojnë në SPAK, Durda kërkoi që të ngrihet akuza për “vrasje” dhe të hetohet e gjithë “Piramida”, duke filluar nga Presidenti, Bamir Topi dhe të gjithë ata që kanë qenë në dijeni, ndryshe do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Jam lodhur 16 vite, të rrojmë dhe t’i kujtojmë. Drejtësia do të jetë e drejtë, shpresoj tek SPAK, por në të gjitha seancat jemi fyer. Pyetjet që bëhen janë të nivelit qesharak, viktimat i ofendojnë, kam folur në sallën e gjyqit më kanë thënë “do dalësh jashtë”.

Homazhe për viktimat e Gërdecit, Zamira Durda: Djali im sot do të

Është 1-shi me të vërtetë Mediu se ka marrë 26 jetë njerëzish, kjo është për turp të atyre. Unë do të bërtas, le të më nxjerrin përjashta. Do ta ngre zërin, drejtësia me sa po shoh, bëhen pyetjeje qesharake. Vazhdon akoma me shpërdorim detyre, ministri nuk pranon që ti përgjigjet pyetjeve. Ishte vrastare për ne, ai s’ka çfarë të thotë, ai do të mbrohet. Pyetjet janë në nivel qesharak. Ai vjen në çdo seancë dhe ka përballë punonjësit e vet që ka pasur, është një lloj presioni.

Një drejtor juridik të thotë që “ministri është 1-shi nga 5 ministrat që kam pasur”. Kështu do të arrihet drejtësia. Po zhgënjehem nga dita në ditë, të mos flitet për viktimat, vazhdojnë akoma me akte administrative, janë 26 jetë. i kanë lënë fëmijët e vegjë;. Djali im do të ishte 24 vjeç sot, 16 vite që tretet. Është krim shtetëror, duhet të hetohet e gjithë piramida, nga Presidenti, të gjithë kanë qenë në dijeni. Korrupsioni po dalin me 2 vite dënim, përsa kohë nuk ngrihet akuza e vrasjes. Nuk ka drejtësi nëse nuk ngrihet akuza e vrasjes, në të kundërt do të ngrihemi vetë ne të bëjmë drejtësi”, tha ajo.

Homazhe për viktimat e Gërdecit, Zamira Durda: Djali im sot do të

Vepra e parë penale për të cilën ish-ministri i  Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet, është ajo “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.


Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars (e shtunë) 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë.  Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”