AKTUALITET, 29 Janar 2026, 16:54

“Respektoni kushtet e vizës”/ Paralajmëron Ambasada e SHBA në Tiranë: Shkelja e afateve mund të çojë në pasoja të rënda, deri në deportim

 

“Respektoni kushtet e vizës”/ Paralajmëron Ambasada e SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që të mos tejkalojnë afatin e vizës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në reagimin e ambasadës.