AKTUALITET, 16 Shtator 2025, 10:10

"Shkuam në hotel"/ Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Selanik, e dashura e denoncoi: Më përdhunoi, ishte i droguar

"Shkuam në hotel"/ Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në

Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Selanik, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të dashurën e tij greke 20-vjeçare.

Siç raporton Protothema.gr, ka qenë 20-vjeçarja ajo që ka denoncuar rastin në polici.

I riu u arrestua pas denoncimit të bërë nga partnerja e tij 20-vjeçare, e cila e akuzon për përdhunim dhe dhunë fizike.

Detajet e ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës së kaluar, në një hotel në Selanik. Sipas dëshmisë së vajzës në polici, gjatë marrëdhënies seksuale, 26-vjeçari është bërë i dhunshëm dhe ka vepruar kundër vullnetit të saj, duke i shkaktuar mavijosje në trup.

E reja ka deklaruar gjithashtu se i riu kishte konsumuar kokainë para aktit.

Pas denoncimit, oficerët e Departamentit të Hetimit të Krimit në Oreokastro lokalizuan të riun në zonën e Stacionit të Ri Hekurudhor të Selanikut, ku edhe u arrestua.

Prokuroria greke ka ngritur padi ndaj tij për veprën penale të përdhunimit, si dhe shkelje të ligjit për lëndët narkotike. 26-vjeçari pritet të dalë përpara gjykatës në orët në vijim.