TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të shtune në aksin rrugor Kukës- Gostil, ku një automjet ka përplasur një motor.
Për pasojë, drejtuesi i kësaj të fundit është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat.
“Rreth orës 15:01, në aksin rrugor Kukës- Gostil, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin e tij, është aksidentuar me një motoçikletë me drejtues shtetasin B. Sh., banues në Kukës.
Si pasojë, ka marrë dëmtime drejtuesi i motoçikletës shtetasi B. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.