AKTUALITET, 20 Gusht 2025, 18:31

Plagosje me armë zjarri në Durrës, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Plagosje me armë zjarri në Durrës, 28-vjeçari në

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në zonën e Hamallajt në Durrës.

Plagosja ka ndodhur në afërsi të plazhit të Hamallajt, ndërsa siç bën me dije policia, A.Ll 44 vjeç ka qëlluar me armë zjarri L.R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka identifikuar autorin dhe tashmë është vënë në ndjekje të tij. Plagosja ka ndodhur për motive të dobëta, teksa mësohet se janë grinder fillimisht për një vend parkimi.

Më pas autori nga Mirdita ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 2 herë të plagosurin nga Kukësi. Njëra nga plumbat e ka zënë 28-vjeçarin në shpatull. Të dy thuhet se ishin banorë të Sukthit.

"U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes."- njoftoi policia.