AKTUALITET, 20 Gusht 2025, 12:25

Mekaniku i moshuar humb jetën teksa kryente punime në Ujëmbledhësin e Bllacës, procedohet 70-vjeçari, drejtues teknik i kompanisë

Mekaniku i moshuar humb jetën teksa kryente punime në

Mekaniku i moshuar humb jetën teksa kryente punime në kantierin e ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës, procedohet drejtuesi teknik i kompanisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, kurse viktima A.P., është nga Tirana, ndërsa punonte si mekanik dhe për shkak të plagëve të pësuara, ka humbur jetën tragjikisht.

Policia e Dibrës njoftoi sot se menjëherë pas njoftimit nisi hetimet në vendngjarje dhe kreu veprimet proceduriale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për A. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i subjektit që kryen punimet në kantierin e ndërtimit të ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës, pasi dje, gjatë punës, është dëmtuar A. P., 68 vjeç, banues në Tiranë, mekanik në këtë subjekt, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital”, bëri me dije policia vendore.

Në pyetje po merren të gjithë personat që kanë dijeni, teksa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore dhe ekspertimi për vendin ku ndodhi ngjarja.