TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Rrugore e Tiranës, pas denoncimit në rrjete sociale, për një drejtues automjeti që kryente manovra, ka ushtruar kontrolle dhe ka marrë masa ndaj shoferit.
'Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj, sipas paragrafit 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.", thuhet në njoftim.