AKTUALITET, 27 Tetor 2022, 22:41

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, policia tregon si ndodhi ngjarja! Shpallet në kërkim autori

Plagosja me armë zjarri në Tiranë, policia tregon si ndodhi

Policia ka dhënë informacion në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë pas sherrit mes fqinjëve.

Sipas informacionit zyrtar i plagosur ka mbetur 35-vjeçar me iniciale J.Sh. i cili është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë që është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori. Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes . Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.