TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se plagosja e Julian Sulos, i njohur si Juli i Pashakos, në Lushnje pak ditë më parë, mund të ndezë konfliktet e vjetra mes grupimeve të mbështetësve të ish-kapos Aldo Bare dhe kundërshtarëve të tij.
“Julian Sulo nuk duhet injoruar, është ndër personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit. Njeri i besuar i Laert Haxhiut, që ndodhet i arrestuar. Juli Pashakos ka qenë ndër miqtë e Redjan Rrajës, kur ndodhi atentati ndaj Arjan Ndojit, ka qenë nën shoqërinë e Julit të Pashakos dhe Renato Çaushaj. Rraja u arrestua, ndërkohë Juli i Pashakos dhe Renato nuk patën probleme.
Juli i Pashakos ka qenë i shoqëruar edhe për masakrën në Lushnjë. Sa i përket ngjarjes, dyshimi ka të bëjë me përplasjen mes grupeve kriminale.
Një dëshmi që jep Artan Tafani, thotë se Juli i Pashakos kishte porosi nga Dubai për të vrarë Renato Çaushajn.
Sa i përket ngjarjes, i është prerë rruga nga dy persona. Juli i Pashakos i ka parë, e kanë qëlluar, kanë dalë nga automjeti me vonesë dhe Juli i Pashakos është dëmtuar vetëm pak në këmbë. Ka vajtur në banesë dhe më pas kur është pyetur nga policia ka thënë nuk kam konflikte.
Duhet vëmendje e shtuar për të, pasi kjo ngjarje kam frikë se mund të ndezë konflikte dhe sagë të gjatë të përplasjeve mes grupimeve”- tha Lala.